Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i zyrës së Fredi Belerit: Prokuroria e Vlorës falsifikoi dokumentin në dosje, kryebashkiaku i Himarës s’ka qenë i dënuar


Zyra e shtypit e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri ka deklaruar sot se provat në dosjen hetimore ndaj tij janë manipuluar.

Përmes një postimi në Facebook, zyra bën me dije se përveç provave të manipuluara, prokuroria e Vlorës dhe SPAK kanë refuzuar të heqin nga fashikulli hetimor provën në fjalë të manipuluar.

Në postim theksohet se në vijim do ketë edhe prova të reja edhe më të rënda lidhur me falsifikimin e dosjes hetimore.

Deklarata

“Zyra e Kryetarit te Mandatuar te Bashkise Himare

Ne vijim te deklarates se Zyres se Kryetarit te Mandatuar te Bashkise Himare z. Beleri per manipulimin e provave ne dosjen hetimore ne ngarkim te tij , po ju paraqesim deshmine e falsifiuar te gjendjes gjyqesore te z. Beleri ku rezulton i denuar.

Realisht sipas gjendjes gjyqesore te vertete dhe te leshuar nepermjet portalit e- albania , z. Beleri figuron i pa denuar . Me poshte po ju paraqesim  gjendjen gjyqesore te falsifikuar prej Prokurorise Vlore me nr 0 prot dt 12.05.2023 si edhe 3 te tjera te verteta te leshuara ne momentin e kandidimit te z. Beleri depozituar ne KQZ si edhe pas momentit te  arrestimit te tij ku ai figuron i pa denuar!Vendosja e provave te falsifikuara ne fashikullin hetimor me qellim kushtezimin e vendimeve te gjykatave lidhur me rrezikshemrine shoqerore te z. Beleri dhe krijimin e nje imazhi negativ per te eshte fundi i drejtesise !

Akoma me i rende eshte fakti se Prokuroria Vlore dhe Prokuroria e Posacme refuzojne te heqin nga fashikulli hetimor proven e falsifikuar dhe vendosjen e gjendjes gjyqesore te vertete per z. Beleri. Eshte e pa precedente ne historine e drejtesise shqiptare qe ne fashikullin hetimor , vet organet qe jane marre me hetimin e ceshtjes te fabrikojne prova dhe te administrojne akte te falsifikuara .

Ne vijim do ti paraqiten opinionit publik prova te reja edhe me te renda te falsifikimit te dosjes hetimore ne ngarkim te z. Beleri si edhe emrat konkrete te prokuroreve dhe  oficereve te policise te perfshire ne skandal!”