Vendosni fjalën kyçe....

Shteti amerikan do i detyrojë prindërit të paguajnë ‘ndikuesit’ e fëmijëve


Illinois është bërë shteti i parë në SHBA që miraton një ligj që garanton që fëmijët me ndikim në mediat sociale do marrin një pjesë të fitimeve të krijuara nga përmbajtja e postuar në internet nga prindërit ose kujdestarët e tyre.

Projektligji u miratua të premten pasi fillimisht u depozitua në Asamblenë e Përgjithshme të Illinois në shkurt.

“Rritja e mediave sociale u ka dhënë fëmijëve mundësi të reja për të fituar,” tha javën e kaluar senatori David Koehler, një demokrat që sponsorizoi projektligjin në legjislaturën e Illinois.

“Shumë prindër kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të futur paratë në xhep, duke i bërë fëmijët të vazhdojnë të punojnë në këto mjedise dixhitale.”

Koehler shtoi se ideja për projektligjin, i cili do zbatohet për fëmijët nën 16 vjeç që shfaqen në përmbajtje ku fitohet para në internet, erdhi nga një krijues 15-vjeçar në zonën e tij.

Blog-et e videove, të njohura si ‘vlog’, si dhe përmbajtje të tjera në internet në platforma si YouTube dhe TikTok, kanë prodhuar audiencë të madhe në të ashtuquajturën industri argëtuese – në të cilën prindërit u japin këshilla të huajve në internet për aspekte të ndryshme të kujdesit për fëmijët në videoklipe që shpesh shfaqin fëmijët e tyre.

“E kuptova se ka shumë shfrytëzime që mund të ndodhin brenda botës së ‘fëmijëve’,” tha Sheyra Nallamothu, adoleshentja që i propozoi për herë të parë projektligjin Koehler, sipas ABC Neës.

“Dhe kuptova se nuk kishte absolutisht zero legjislacion në fuqi për t’i mbrojtur ata.”

Disa video të ‘fëmijëve’ mund të marrin qindra mijëra shikime në internet dhe mund të prodhojnë dhjetëra mijëra dollarë të ardhura nga reklamat.