Vendosni fjalën kyçe....

Të paktën 13 të vrarë në sulmet terroriste të Boko Haram në Nigeri


Anëtarët e grupit terrorist Boko Haram vranë 13 persona në dy sulme të veçanta në verilindje të Nigerisë, njoftuan mediat lokale të dielën.

Organizata terroriste kreu një sulm para agimit të sw shtunës në një bazë ushtarake në fshatin Wulari në shtetin Borno, duke vrarë tre ushtarë në një betejë të ashpër me armë.

Të shtunën vonë, ata mblodhën 10 fermerë dhe i vranë ndërsa po punonin në arën e tyre në fshatin Maiwa, gjithashtu në Borno.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën në aktet masive të dhunës të organizuara nga Boko Haram, e cila ekziston në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000.

Organizata gjithashtu ka kryer sulme në Kamerun, Çad dhe Niger fqinjë që nga viti 2015.