Vendosni fjalën kyçe....

93 viktima nga zjarri në Hawai, më shkatërruesi në më shumë se një shekull


Ndërsa numri i të vdekurve nga zjarri që shkatërroi një qytet historik në  ishullin Maui, Hawai arriti në 93, thanë autoritetet që theksuan se përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar të vdekurit ishin ende në fazat e hershme.

Zjarri në Hawai është më vdekjeprurësi në SHBA për më shumë se një shekull.

Ekipet e kërkim-shpëtimit me qen për gjetjen e viktimave kanë mbuluar vetëm 3% të zonës së kërkimit, tha shefi i policisë së Maui, John Pelletier.

Pelletier tha se identifikimi i të vdekurve është jashtëzakonisht sfidues sepse ‘ne marrim eshtrat dhe ato shpërbëhen. Dy persona janë identifikuar deri më tani, tha ai.

“Kjo do të jetë sigurisht fatkeqësia më e keqe natyrore me të cilën është përballur ndonjëherë Hawaii,” vuri në dukje guvernatori Josh Green të shtunën teksa vizitonte shkatërrimin që ka lënë pas zjarri. Të paktën 2,200 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar në West Maui, tha Green, nga të cilat 86% ishin banimi.