Vendosni fjalën kyçe....

Fundoset varka me emigrantë në Britani, 1 viktimë dhe 5 të tjerë në gjendje të rëndë


Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë thuhet se janë në gjendje “të rëndë” pasi një varkë me emigrantë u fundos në Kanalin e La Mansh.

Operacioni shpëtimit nga rojet bregdetare britanike dhe franceze ka shpëtuar 50 persona, thanë autoritetet, raporton BBC.

Një numër njerëzish u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi me barela në Dover. Ende nuk dihet se sa të rënda janë lëndimet e tyre.

RNLI tha se një ekuipazh i varkës së shpëtimit u nis pak para orës 04:00 me orën lokale.

Home Office nuk ka komentuar për këtë ngjarje. Që nga 10 gushti, 15,826 njerëz kanë kaluar Kanalin me një varkë të vogël këtë vit.