Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Projektligji për ish-spiunët i PS-së është ligj anti-Meta


Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi draftin e mazhorancën për ish-spiunët si një ligj që po bëhet vetëm kundër ish-Presidentit Meta.

Sali Berisha deklaroi se partia e tij është pro ligjit për Lustracionit, ndërsa pohoi se iniciativa që ka marrë PS është me qëllime të tjera.

PD gjatë periudhave të saj në pushte ka miratuar dy ligje për lustracionin. Në praktikën botërore, europiane, ligjet e dekriminalizmit janë tjetër, dhe ato të lustracionit janë tjetër. Janë kategori të ndryshme. Me ligjin e Lustacionit PD përjashtonte të gjithë bashkëpunëtorët, agjentët e sigurimit të shtetit dhe nomokralurën e lartë komuniste, u vu në funksion në 96-ën. Në vitin 2008 miratoi në parlament ligjin e Lustacionit, për hir të së vërtetës me një ligj siç ishte. kemi enë dhe do jemi për ligjin e Lustracionit. Atë që i bënë PS-së është një ligj, është një ligj që mund ta quajmë; ligji anti-Meta. Kjo bazohet në një shpifje të qartë, të hedhur poshtë plotësisht nga ai që akuzohet, zoti Meta. Nëse PD është e gatshme që të riktheje ligjin e Lustracionit, Autoriteti i Dosjeve ekziston dhe nuk ka nevojë që të ngrihet. PD ka qenë dhe do jetë për Lustracionit. Në dijeninë time dekriminalizimi përgjegjës kryesor ka komisionin qendror të zgjedhjeve”, deklaroi Berisha.