Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 39-vjeçarit në Tiranë, akuzohet se u mori biznesmenëve shuma të mëdha duke i mashtruar


Një 39-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka mashtruar biznesmenë të ndryshëm në shuma të mëdha.

I riu me iniciale I.A. dyshohet se u është prezantuar biznesmenëve si zyrtar i lartë i institucioneve duke u premtuar tendera të ndryshëm në këmbim të shumave të mëdha të parave.

Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën gjë.

Njoftimi

“Në sajë të operacionit “The eye”, u bë arrestimi i shtetasit I. A. (K)., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm, duke u prezantuar si zyrtar i lartë në institucione, dhe në këmbim të shumave monetare, iu ka premtuar atyre tendera të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme të cilat autori i dyshuar i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”