Vendosni fjalën kyçe....

Burri në SHBA rrëmben flakëhedhësen për të shkrirë borën, pamjet bëhen virale (Video)


Një burrë në Kentaki, SHBA, është bërë viral në mediat sociale pasi përdor një mënyrë origjinale për të shkrirë borën në rrugicën e shtëpisë së tij.

Ndërsa Kentaki përjetoi një Krishtlindje me dëborë teksa u mbulua në orët e para të mëngjesit. Moti dimëror padyshim që shtoi gjendjen festive, por gjithashtu i detyroi banorët që të pastronin rrugën para banesave me lopata.

Megjithatë pronari i një shtëpie në Ashland gjeti një mënyrë origjinale për ta pastruar atë duke përdorur një flakëhedhëse.

Pamjet e marra nga përtej rrugës, tregojnë burrin që shkrin dëborën me ‘armën’ e tij, ndërsa aty pranë kalojnë disa makina. Pamjet u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale dhe u bënë virale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *