Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë protestë në mbrojtje të parkut kundër kullës pas Teatrit të Operas


Lëvizja Bashkë po zhvillon një protestë në mbrojtje të parkut pas Teatrit të Operas e Baletit, ku është parashikuar të ndërtohet një kullë 64-katëshe.

Kjo është e disata protestë e Lëvizjes Bashkë në mbrojtje të parkut, që kundërshton e vetme lejen për kullën.  

Aktivisti e avokati Altin Goxhaj e kishte denoncuar që në dhjetor 2022 ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës pas Teatrit të Operas e Baletit.

Ai tha se ajo ishte pjesë e pazareve mes kryeministrit Rama e kryebashkiakut Veliaj me Sali Berishën e Ilir Metën që me miratimin e Samir Manes e Aleksandër Frangajt nxorrën si kandidat Belind Këlliçin duke manipuluar primaret në PD.