Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e premtuar e pagave të mjekëve dhe mësuesve, si pritet të ndryshojnë (Tabelat)


Kryeministri Rama pohoi sot se nga 1 janari, pagat për mjekët dhe mësuesit do rriten respektivisht më 40% e 15%. Ai theksoi se kjo është rritja më e madhe në histori për këto dy kategori.

Hollësitë për kategoritë përfituese i bëri ministrja e Financave, Denaj. Ajo shpjegoi se sa rritet rroga për mjekët, infermierët e mësuesit sipas kategorive.

Ministrja tha se nga rritja përfitojnë rreth 18 mijë personel mjekësor e rreth 36 mijë mësues në sistemin parauniversitar.

“Pagat e bluzave të bardha e arsimtarëve hyjnë në fuqi në 1 janar. Paga mesatare e mjekëve nga 57 mijë lekë shkon në 79 mijë e 800 lek. Paga mesatare e infermierëve nga 37 mijë lekë bëhet 58 mijë e 810 lekë. Për mësuesit në 9-vjeçare, paga shkon nga 65 mijë lekë në 72 mijë lekë ndërsa mësuesit në gjimnaz, nga 69 mijë lekë do marrin 76 mijë lekë.” – tha ndër të tjera ajo.