Vendosni fjalën kyçe....

TIA: Deri më 10 shtator, paraqituni 3 orë para në Rinas për check-in


Tirana International Airport nëpërmjet një njoftimi, informon udhëtarët që kanë planifikuar që të bëjnë udhëtime përmes Rinasit, që të paraqiten 3 orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in.

Sipas TIA-s kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët..

 

NJOFTIMI I TIA

Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator.

Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.

Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet. Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.