Vendosni fjalën kyçe....

PD dorëzon në SPAK dosjen për kullën ‘Mali i Tiranës’


Partia Demokratike depozicon sot në SPAK dosjen për kullën “Mali i Tiranës” që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operas dhe Baletit.

Vetë kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa ka shkuar në SPAK për të dorëzuar një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kulles më të lartë në Tiranë.

“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”, tha Enriketa Papa.