Vendosni fjalën kyçe....

Kulla pranë TOB, Basha reagon pas kallëzimit në SPAK: Për PD-në lufta ndaj korrupsionit është e panegociueshme


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas kallëzimit të sotëm të SPAK të bërë në PD për kullën në pranë TOB.

Basha shkruan se për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit është e panegociueshme, duke shtuar se mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë është dëshmi e vullnetit politik për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të inkurajuar transparencën.

 

REAGIMI:

Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit është e panegociueshme. Ne jemi të vendosur të përballemi me cilindo që ka shkelur besimin e qytetarëve për t’i hapur rrugë interesave korruptive dhe klienteliste, të cilat janë një kërcënim për mirëqenien e shqiptarëve.

Kallëzimi i sotëm në SPAK i malit të korrupsionit në qendër të Tiranës, është provë e besimit të Partisë Demokratike ndaj institucionit më të rëndësishëm të akuzës. Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë është dëshmi e vullnetit tonë politik për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të inkurajuar transparencën mbi lidhjet e dukshme dhe të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin