Vendosni fjalën kyçe....

Gjergj Luca në SPAK: Erdha të ruaj dinjitetin nga shantazhuesit mediatikë


Biznesmeni Gjergj Luca ishte sot në SPAK ku ka ngritur një padi për shpifje në media ndaj tij.

Në deklaratën për mediat ai tha se do luftojhë shpfet në media për të ruajtur dinjitetin ndaj shantazhuesve medatikë.

“Erdha këtu për të ruajtur fytyrën time. Nuk do ta kthej në personale. Dua të hap një betejë për të gjithë mediat e tallavasë. Ja drejtoj të gjithë dallavereve që mundohen për me bo pis çdo gjë në këtë vend. Kur lexova artikull që isha një organizatë, organizues i një grupi të madh kriminal, trafikant i regjur që bëja gjithë kokainën dhe Ballkanin, kur kam marrë pjesë në urdhërimin e vrasjeve, kur lexova që kam pastruar lekët e krimit, mu duk vetja kaq burrë i fortë edhe kaq burrë me vlera, erdha para kësaj gjykatës këtu mbrapa që po i kthen besimit shqiptarëve, para kësaj gjykatës që mendoj se ne njerëzve që punojmë të na kthejnë pushtetin. Kërkova që të gjykohen nga shteti im a jam unë ky që shkruhet në këtë artikull, apo ky njeri duhet të të gjykohet për shpifje, poshtërisë, intriga gjobëvënie.” – tha Luca.

Luca u bëri thirrje gazetarëve që të ngrihen për të bërë një ligj për mediat online në mënyrë që të ruajnë dinjitetin kundër atyre që i quajti ‘horra që bëjnë pis çdo gjë’.

“Ju duhet të çoheni peshe për të kthyer ligjin e medias, për të vënë dinjitetin e vetes tuaj, për mos me ju ngatërruar me këto horra që bëjnë pis çdo gjë. Kam thirrje për të gjitha ambasadat e Europës, që thonë bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë, kush është ligji për mediat?Shkoni në Itali flisni për njerëzit që punojnë, ju marrin zvarrë ju fusin brenda dhe ju thonë vërtetoni fjalët tuaja, nëse s’keni shans për t’i vërtetuar, iu marrin dhe ju lënë në burg dhe ju heqin të drejtat.” – mbylli deklaratën Luca.