Vendosni fjalën kyçe....

Hajduti i makinave në SHBA e pëson keq, qeni i policisë e kafshon në prapanicë gjatë ndjekjes (Video)


Një hajdut makinash në Florida u ndoq nga policia këmba-këmbës nëpër shtëpitë periferike, kopshtet e banesave dhe parqet në qytetin Ocala, në pjesën qendrore të shtetit.

Personi i identifikur si Dale Shrewsbury, 35 vjeç, u kap pas një ndjekjeje të gjatë të forcave të rendit.

Pasi automjeti ishte nxjerrë jashtë rruge e kishte ndaluar, ai mund të shihej duke vrapuar, por ai nuk ishte në gjendje të largohej mjaftueshëm para se qeni i policisë ta mbërthente duke e kafshuar në prapanicën etij duke e tërhequr zvarrë në tokë.

Ndërsa oficerët më në fund e kapën, Shrewsbury u dëgjua duke bërtitur dhe ulëritur që qeni t’i hiqej nga prapanica, por oficerët nuk e ndaluan derisa i vunë prangat.