Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Kulla me 58 kate në zemër të Tiranës, babëzi e marrëzi për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbër


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar ditën e sotme se një kullë 58 katshe do ndërtohet në zemër të Tiranës, pranë bashkisë.

Sipas Blushit, babëzia dhe marrëzia për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbërt të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse korrupsion dhe përfitim, duke shtuar se vetëm Erion Veliaj dhe klientët e tij do të përfitojnë më shumë para nga kjo gjë.

 

Reagimi i Tedi Blushit

Babëzia dhe marrëzia për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbërt të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse korrupsion dhe përfitim personal i Erion Veliaj në kurriz të shëndetit të qytetarëve dhe të vetë kryeqytetit, që armik më të madh se ky Kryetar Bashkie nuk ka njohur kurrë.

Një kullë 58 katshe do ndërtohet në zemër të Tiranës në të vetmin park që kishte mbijetuar derimë tani shumë pranë Bashkisë së Tiranës. Një tjetër monstër betoni që nuk do të sjellë asgjë për kryeqytetin dhe banorët e tij, vetëm sa do t’i shtojë shëmtinë, do t’i asgjesojë edhe këtë trashëgimi, do të sjellë më pak oksigjen dhe më shumë ndotje të ajrit, më shumë sëmundje për mushkëritë e qytetarëve, një hapësirë publike të gjelbërt dhe një kend shplodhje më pak, dhe pa diskutim më shumë trafik.

Vetëm Erion Veliaj dhe klientët e tij do të përfitojnë më shumë para! Më shumë para në kurriz të jetëve të qytetarëve dhe të vetë Tiranës, që çdo ditë po asgjesohet nga babëzia, korrupsioni dhe paligjshmëria!

Ky është krim dhe autori është Erion Veliaj!