Vendosni fjalën kyçe....

Sot është paralajmëruar protestë para kryeministrisë, kërkohet lirimi i Dritan Goxhajt


Një protestë para kryeministrisë është paralajmëruar sot në orën 16:00 kundër arrestimit te ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Protesta e thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës”, kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë.

Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.

Dritan Goxha, është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.