Vendosni fjalën kyçe....

Basha i drejtohet Berishës: Pse hesht për kullën te Opera, heshtin dhe hedhin baltë ditën, natën bëjnë pazare


Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha ka reaguar për ndërtimin e kullës te Opera duke hedhur akuza ndaj Berishës për mosreagim dhe bërje pazaresh.

Basha thotë se heshtin dhe hedhin baltë ditën por natën bëjnë paraze në kurriz të interesit të qytetarëve.

Basha kërkon hetim nga SPAK për kullën dhe që të ndjekë paratë se duke hedhur dyshime se po pastrohen para te projekti.

Prishja e një prej parqeve të pakta që i kanë mbetur Tiranës për të ndërtuar aty një kullë të re është dëshmi e qartë e shkatërrimit të kryeqytetit dhe përdorjes së hapësirave publike si lavatriçe për të pastruar paratë e krimit. Nuk është sekret se një pjesë e madhe e ndërtimeve të reja në Tiranë e gjetkë janë mbulesat perfekte të lidhjeve të dukshme e të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar.

Është po kaq domethënëse që ata që sot heshtin dhe hedhin baltë ditën, natën janë pjesë e pazareve në kurriz të interesit të qytetarëve.

Inkurajoj SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty?

Hapësira e gjelbër që po shkatërrohet ngrihet mbi gropën që qelbi për vite të tëra Tiranën, e tashmë po shndërrohet në kullën ku do pastrohen paratë e krimit, korrupsionit dhe pazareve të pista politike. Ndaj thirrja ime për drejtësinë është që ajo të shndërrohet në skenë krimi para se të jetë vonë.

Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes. “Ndiq paranë dhe lidhjet me krimin” është thelbi i vettingut të politikanëve.

Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, jo vetëm për dënimin e korrupsionit, por edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera dhe që fshihen pas oligarkëve”- shkruan Basha.