Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Vlorë, bllokohen disa akse rrugore


Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që ka ‘pushtuar’ qytetin e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit, ku edhe janë shkaktuar përmbytje dhe bllokim të disa akseve rrugore.

Si pasojë e rreshjeve që kanë rënë mbrëmë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Vlorë, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit bregdetar.

Uji ka mbuluar rrugët në disa nga lagjet kryesore në Vlorë, ndërsa probleme janë krijuar në disa nga  akset rrugore në  lagjen 1 maj , 24 maj si dhe ne disa pika problematike ne zonën e skelës.

Siç duket edhe nga pamjet, qyteti bregdetar i cili në këtë kohë duhet të ishte i mbipopulluar si zakonisht nga pushues dhe turistë është boshatisur.