Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-të i dhurojnë Kosovës 500 mijë doza të vaksinës “Pfizer”


 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë Kosovës 500 mijë doza të vaksinës “Pfizer”.

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken shkroi në “Twitter” se “kjo dhuratë përfaqëson lidhjet e palëkundura dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”.

“Së bashku mund ta mposhtim Covid19”, tha më tej Blinken.

Vaksina “Pfizer” aplikohet në dy doza për person.

Dhurata vjen në një moment zhvillimet dhe krizash. Më e afërtja është ajo e Afganistanit, ndërsa Kosova ka shfaqur vullnetin për të pritur refugjatë ndërsa javë më parë u diskutua mbështetja amerikane për Kosovën në vrullin e debatit të kundërshtimit që kryeministri Albin Kurti i bëri minishengenit.