Vendosni fjalën kyçe....

Balla në aeroportin “Nënë Tereza”: 1 milion pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë gushtit


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar mëngjesin e kësaj të shtune Aeroportin “Nëne Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit.

Balla falenderoi Policinë Kufitare e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve.

Edhe pse në pikun e mbërritjeve të pasagjerëve, në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve.

 

“E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.