Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët e Tiranës përplasen me ata të Beshiktashit gjatë dhe pas ndeshjes


Në “Air Albania”, Tirana-Beshiktash nisi me 15 minuta vonesë, madje rrezikoi të mos luhej pasi tifozët e dy ekipeve prodhuan kaos.

Flakadanë dhe mjete piroteknike në fushë ndërsa nuk mungoi as përplasja ndërmjet tyre ku u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.

Akoma më shqetësues është bilanci pas përfundimit të këtij takimit, ku tifozët ultras të dy ekipeve u përplasën ndërmjet tyre në rrugët e kryeqytetit.

Dhunë është ushtruar edhe në rrugët e qytetit. Tirana tani rrezikon një gjobë të majme nga UEFA pasi ishin ata organizatorët e këtij takimi.