Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbyll çdo lloj bashkëpunimi me Bashën


Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në selinë e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për mbështetësit e tij se me grupimin e Lulzim Bashës nuk mund të ketë më asnjë bashkëpunim.

Berisha ka deklaruar se para zgjedhjeve të 14 majit, Taulnat Balla i ka dërguar Alibeajt një listë me mbi 600 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai që e ka kundërshtuar ka qenë Gazment Bardhi.

Sipas tij në Partinë Demokratike janë të gjithë të mirëpritur, përveç Lulzim Bashës dhe Enklejd Alibeajt.