Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ne jemi PD, askush nuk na e tjetërson identitetin, Basha peng mjeran i Ramës


Në fjalën e tij për mediat, ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish Luzlim Bashës, duke thënë se është peng mjeran i Edi Ramës.

Ndonëse Lulzim Basha është zgjedhur në krye të PD-së, Berisha tha se s’do heqin dorë nga partia, pasi ai dhe grupi i tij ka nisur betejën ndaj regjimit të Ramës.

Historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng dhe zero integritet dhe karakter. U keqpërdor në 32 vite di askush tjetër nga kryeministri i vendit. Nuk ka shqiptar që nuk e di sot që Basha është peng mjeran i Edi Ramës me dosjet e krimit të larjes së parave dhe Toyota Yaris. Ka tek tuk njerëz që bëjnë sikur nuk e dinë, këta janë ajo kategori që u intereson të bëjnë sikur nuk e dinë.

Ne jemi PD, askush nuk na e tjetërson identitetin. Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD. Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme. Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin. Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti”, tha Berisha.