Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha rizgjidhet në krye të PD-së


Komisioni Zgjedhor në PD-në zyrtare ka shpallur fitues Lulzim Bashën me 16 109 vota, kundrejt 1600 vota që ka marrë kundërshtari i tij Gjergji Hana. Shifrat u bënë publike nga KQZ e PD-së.

Lulzim Basha pritet të mbërrijë në selinë e PD-së mbrëmjen e sotme për të shpallur dhe fitoren. 

Vetëm 8 nga 52 deputetët që ka fituar në total PD në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 pranuan të ishin pjesë e këtij procesi zgjedhor.