Vendosni fjalën kyçe....

Në prag të mbledhjes të Këshillit, Bardhi i përgjigjet Kryesisë: E ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka


Pak para se të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike, Gazment Bardhi i përgjigjet Kryesisë duke thënë se e ardhmja e PD dhe vendit tonë është mbi gjithçka, edhe mbi hallet dhe interesat personale të deputetëve.

“Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe Shqipërisë mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal”, shkruan Bardhi.