Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja e argjendarisë në Vlorë, gjykata lë në burg 17-vjeçarin


Ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca gjyqësore për Martin Kapllanaj, të miturin që grabiti me armë një argjendari në Vlorë pak ditë më parë. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 17-vjeçarin.

Duke qenë se Kapllanaj është i ditëlindjes 23 12 2003, pra 17-vjeç, seanca është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj, që merret me çështjet e minorenëve dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ngjarja ndodhi paraditen e 29 Prillit, rreth orës 11:05  ku Kapllanaj i maskuar me syze dhe kapele nën kërcënimin e një arme “shotgun” që kishte me vete arriti të merrnte disa bizhuteri me vlerë duke i futur në një çantë.

E gjithë skena u filmua live nga gazetari i “News 24” Enrik Mehmeti. Familjarët e adoleshentit disa javë përpara ngjarjes, në fillim të Prillit kishin bërë një denoncim në polici se djali i tyre ishte pleksur në shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini 17-vjeç ishte pjesë e një grupi grabitësish kryesisht adoleshentë, që drejtohen nga të tjerët.

I mituri ishte prej ditësh i larguar nga shtëpia dhe jetonte me shokët e tij në banesë në Vlorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *