Vendosni fjalën kyçe....

SPAK pushon hetimet për ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë: Nuk ka elementë të veprave penale


SPAK ka pushuar çështjen penale ndaj ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të cilët u kallëzuan nga shtetasi Fran Dashi.

Kallëzuesi ka kallëzuar 20 subjekte, ish-gjyqtarë dhe prokurorë pranë gjykatave të shkallës së Parë, Apelit, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6, 180, 181, 248, dhe 257/1 të Kodit Penal.

Por SPAK e ka pushuar çështjen pasi nuk ka gjetur elementë të veprës penale.

Aleksandër Muskaj, ArtanZeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori, mund të kenë patur pasaktësi, që klasifikohen të natyrës administrative apo jo në përputhje me ligjin nr. 84/2016., por që nuk përmbajnë elementë të veprës penale, të deklarimit të rremë apo fshehjes së pasurive.

Kërkoi që:

Pushimin e çështjes penale nr. 137/2020 regjistruar për veprat penale të Refuzimi për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.