Vendosni fjalën kyçe....

Rojet bllokojnë hyrjen në pallatin presidencial të Nigerit


Ushtarët e gardës presidenciale të Nigerit kanë rrethuar pallatin e presidentit në kryeqytet, Niamey, dhe po mbajnë brenda kreun e shtetit, Mohamed Bazoum, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters të mërkurën, duke cituar burime sigurie.

Burimet thuhet se pohuan se qasja në ministritë pranë zyrës së presidencës është kufizuar gjithashtu, me personelin që nuk mund të hynte.

Sipas AFP, nuk ishte e dukshme asnjë forca ushtarake në zonën përreth presidencës, trafiku ishte normal dhe nuk janë dëgjuar të shtëna armësh në kryeqytet.

Më parë mendohej se Bazoum ishte në Shën Petersburg me liderë të tjerë afrikanë për samitin Rusi-Afrikë, por një burim i tha TASS se ai nuk është në ‘listat e atyre që konfirmuan pjesëmarrjen e tyre’.

Ndërkohë, presidenca deklaroi në Twitter (aktualisht e riemërtuar si X) se elementë të gardës presidenciale bënë një përpjekje të pasuksesshme për të fituar mbështetjen e forcave të armatosura kombëtare dhe gardës kombëtare në lëvizjen e tyre ‘nti-republikane’.

Forcat shtetërore dhe garda kombëtare janë të gatshme të sulmojnë rojet e përfshira në incident nëse vazhdojnë aksionin, tha zyra e kreut të shtetit.

“Presidenti i Republikës dhe familja e tij janë mirë”, shkruhej në Tëitter.

Edhe pse arsyeja e konfiskimit të pallatit është e panjohur, ai ngre mundësinë e një grushti ushtarak në një nga vendet më të varfra të Afrikës, i cili ka parë katër grusht shteti që nga fitimi i pavarësisë nga Franca në vitin 1960.

Ka pasur përpjekje të shumta revolte, më e fundit ndodhi në mars 2021, vetëm disa ditë përpara inaugurimit të Bazoum, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike po atë vit.

Ish-kolonia franceze është goditur gjithashtu nga kryengritjet xhihadiste që janë përhapur nga Mali dhe Nigeria fqinje.

Vitin e kaluar, Franca zhvendosi trupat në kombin Sahel nga Mali, pas marrëdhënieve të trazuara me sundimtarët e saj ushtarakë.