Vendosni fjalën kyçe....

Mbesa e Osama bin Laden mbështet Donald Trump-in: Duhet të rizgjidhet për të shpëtuar botën perëndimore


Një mbështetje nga familja bin Laden nuk është ajo çfarë një kandidat për Shtëpinë e Bardhë synon për fushatën e tij, por Noor bin Ladin, mbesa e organizatorit të 11 shtatorit, ka shprehur mbështetjen e saj për presidentin amerikan Donald Trump. Sipas saj, vetëm Trump-i mund të shpëtojë civilizimin perëndimor.

“ISIS u përhap nën administratën Obama / Biden”– tha Bin Ladin, e cila e germëzon mbiemrin e saj ndryshe nga xhaxhai i saj famëkeq (duke kthyer e-në në i), por kurrë nuk e ka mbajtur sekret lidhjen mes tyre.

Këtë deklaratë ajo e bëri të shtunën për New York Post.

“Trump ka treguar se ai e mbron Amerikën dhe neve nga kërcënimet e huaja, duke shkatërruar terroristët në rrënjë para se ata të kenë një shans për të goditur”- shtoi bin Ladin.

Lindur dhe banuar në Zvicër, bin Ladin është një vizitore e shpeshtë në SHBA dhe është një fanse e politikës konservatore amerikane. Ajo është parë rregullisht duke mbajtur një kapele me mbishkrimin ‘Make America Great Again’ dhe e konsideron Tucker Carlson të “Fox News”-it si drejtuesin e saj të preferuar të lajmeve. Për më tepër, ajo ka qenë një kritike e zëshme e Përfaqësuesit të Minesotës, Ilhan Omar. Për të ajo i tha NYP-it se ai “në mënyrë aktive e urren vendin tuaj”.

“Unë kam qenë një mbështetëse e Presidentit Trump që kur ai njoftoi se do të kandidonte në ditët e para në 2015-ën. Unë e kam ndjekur nga larg dhe e admiroj vendosmërinë e këtij njeriu”– tha ajo. “Ai duhet të rizgjidhet … është jetike për të ardhmen e jo vetëm Amerikës, por civilizimit perëndimor si një e tërë.”

Ndërsa Osama bin Laden mori famë botërore për aktivitetet e tij xhihadiste, familja e tij ka ndjekur një sërë karrierash të ndryshme, më paqësore. Noor bin Ladin është e diplomuar në biznes dhe drejtësi dhe punon me fillestarë në Zvicër. Motra e saj, Wafah Dufour, e rritur gjithashtu në Zvicër është këngëtare dhe modele.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *