Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër


Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në Shkodër pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.

31-vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ishte raportuar për të shtëna me armë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin për të cilin ishte raportuar.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit Kristjan Ymeri, 31 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme” – njofton policia.