Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Dimal, digjen mbi 400 rrënjë ullinj


Mbi 400 rrënjë ullinj janë djegur nga zjarri në fshatin Bistrovë të Dimalit.

Flakët kanë rënë në një zonë kodrinore ku është e vështirë ndërhyrja e makinave zjarrfikëse.

Zjarri është përhapur me shpejtësi ndërsa zjarrfikësit është dashur të ngjiten në këmbë e t’i shuajnë flakët me mjete rrethanore.

Disa vatra zjarri më të vogla janë ende aktive.