Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon numërimi në Rrogozhinë, Memolla i PS-së fiton bindshëm kundrejt kandidatit të BF



Ka përfunduar numërimi i votave në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Rrogozhinë.

Fitues pas 54 kutive të numëruara u shpall kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla.

Memolla arriti të merrte 6658 vota ose 57.58% të votimeve ndërsa Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota ose 42.42%.

Zgjedhjet u përsëritën pasi më 14 maj ankimimi i Bashkë Fitojmë mbi kutinë e burgut bëri që Kolegji Zgjedhor të merrte vendimin për përsëritjen e tyre.

Edhe në 14 maj Memolla fitoi por me diferencë të vogël votash ndërsa tashmë diferenca është me 1752 vota.

Ky do jetë mandati i dytë për Memollën në krye të Bashkisë Rrogozhinë.