Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me thikë një shqiptar në Padova të Italisë, dy të tjerë dërgohen në spital në gjendje të rëndë


 

Një shqiptar është vrarë me thikë ndërsa dy të tjerë janë plagosur në pasditmen e sotme në Padova të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dorighello, brenda një lagjeje në periferi të qytetit.

Viktima është goditur me thikë, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital në gjëndje të rëndë.

Media Italy 24 shkruan se tre personat janë shtetas shqiptarë.

Viktima është gjetur në korridorin e pallatit ku banonte, ndërsa mendohet se vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka ndodhur në një apartament.

Policia ka rrethuar zonën e ngjarjes.