Vendosni fjalën kyçe....

Psikiatrja: Koronavirusi është myk, shërohet me duhan (Video)


E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, mjekja psikiatre Alma Hasalmi ka dal kundër vendimit për përdorimin e maskave në vendet e hapura.

Madje Hasalmi ka thënë në një intervistë me gazetarët në këtë studio se koronavirusi është një lloj myku dhe shërohet me duhan.

Pjesë nga biseda:

Alma Hasalmi: Po tani unë nuk jam për mbajtjen e maskës si fillim.

Gazetari: Po, ju jeni mjeke mendoni se maska nuk duhet?

Alma Hasalmi: Po unë jam mjeke, gjithmonë maska, janë ato rekomandimet jo më shumë se një orë, momenti i punës me maskë do jetë i caktuar, dhe jo e gjithë dita që ti të marrësh avullin tënd, dyoksidin tënd të karbonit, sidomos tani që ne po e kuptojmë se kovidi është myk, se shumica po shërohen me duhan, duke pirë duhan, tymi e vret mykyn, ne duhet ta kuptojnë që maska e favorizon mykun më shumë, se ka disa llojrash mykrash.

Gazetari: Këtë historinë e mykyt e dëgjoj për herë të parë edhe këtë historinë e duhanit?

Alma Hasalmi: Po unë kam pas kolegë që që kur plasi karantina në fillim, ata e kapën ishin mjek ju ra kovidi se punonin në spital, me duhan e kanë kaluar, kush ishin duahnpirës u shëruan më shpejt.

Gazetari: Se mos japim mesazh të kundërt?

Alma Hasalmi:Nuk japim meseazh të kundërt sepse, unë kur e diskutoj me persona të tjerë më thonë këto janë thashetheme nuk janë zyrtare. Ndërkohë që ne quajmë thashethem sot eksperiencën, përjetimin e personit dhe nuk quajmë thashethem një shkrim të shkruar në letër. Për mua si psikjatre e vërteta është çfarë përjeton personi dhe jo shkrimi në letër. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *