Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Berishës: Veting politikanëve, transparenca të nisë nga unë e më pas te ata që mbajnë peng Shqipërinë


Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të Rithemelimit Sali Berisha duke shkruar se koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve.

Në postimin në Twitter Basha thekson se koha tregoi se Berisha kërkon ta mbajë peng PD-në për interesat e veta personale.

Ai bën thirrje për votimin e vetingut për politikanët duke shtuar se transparenca duhet të nisë nga ai i pari e më pas gjithë politikanët e tjerë të 32 viteve.

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale. Që t’i japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë.” – shkruan Basha.