Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ahmetaj s’ishte aq i fortë sa ta çonte para aferën e inceneratorëve, e mirëmenduar që kur PS-ja ishte në opozitë


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha se çështja e inceneratorëve është mirëmenduar e strukturuar që në kohën kur PS-ja kë qenë në opozitë.

Në një konferencë shtypi për mediat, Meta tha se denoncimet e para për aferën kanë ardhur nga LSI dhe ai si president i ka denoncuar para zgjedhjeve të vitit 2021.

Kreu i PL-së theksoi se me daljen e dokumenteve po shihet si ka funksionuar skema dhe si një grup i strukturuar ka vënë në lëvizje gjithë shtetin.

“Ahmetaj nuk ishte aq i fortë sa të çonte përpara aferën. Denoncimet e para për aferën e inceneratorëve kanë ardhur nga LSI. Unë si president i kam denoncuar para zgjedhjeve të 2021. Dhe ish-LSI, e ka denoncuar. Disa ish-ministra, ish-drejtorë janë ndaluar për përgjegjësi individuale, kjo përgjegjësi vazhdon. Kemi të bëjmë jo vetëm me përgjegjësi individuale, por dhe kolektive, për shpërdorimin e fondeve publike. Rama do që të hajë të gjitha kumbullat, kurse shokët e tij të hanë burgun. Afera e inceneratorëve është e mirëmenduar, e strukturuar, që në kohën kur PS ka qenë në opozitë. Të gjithë shohin që në dokumente, se si ka funksionuar kjo aferë dhe se si një grup i strukturuar ka vënë në lëvizje shtetin, ministritë, institucionet.” – tha Meta.