Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Kryemadhit: Vëllai i Ministres Krifca ka bërë biznes me inceneratorët kur e motra aprovonte fonde për serën e Tiranës


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar foton me të dhënat që tregojnë sipas saj se vëllai i Ministres së Bujqësisë, ka bërë biznes me inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi thekson se transaksioni është bërë në kohën kur e motra e Kastriot Krifcës ishte drejtuese e AZHBRr-së dhe aprovonte fondet për një serë në pronësi të kompanisë që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.

Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë.

Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi.

Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?!

Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?

Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?!

Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman.

Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, “bënte biznes” me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës”-denoncon Kryemadhi.