Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në lokalin në tarracën e Gjykatës së Lartë


Një zjarr ka përfshirë në lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi

“Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”