Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Asgjë s’i ndal kandidatët tanë e të primareve të regjistrohen e fitojnë kundër sistemit piramidal ganster  


Kreu i Partisë së Lirisë Meta i ka quajtur historike zgjedhjet e 14 majit pasi sipas tij ato do mbyllin përfundimisht qeverisjen e Edi Ramës.

Meta e cilësoi këtë të fundit si pushtet monist e arrogant që vetëm abuzon e shpërdoron.

Ai shkruan më tej se zgjedhjet do rikthejnë demokracinë e rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe shpresën të rinia.

“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron. Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. Asgjë nuk i ndal dot kandidatët tanë, kandidatët e primareve për t’u regjistruar, për të konkurruar dhe për të fituar në këto zgjedhje, të cilat HISTORIKE, jo thjesht për të çrrënjosur monizmin në nivel vendor dhe korrupsionin e frikshëm në këto katër vite në pushtetin lokal, por njëkohësisht edhe për të çrrënjosur në themele gjithë këtë sistem piramidal, gangster që vetëm përjashton qytetarët dhe vetëm shpërdoron taksat e tyre.” –  i shkruan Meta.