Vendosni fjalën kyçe....

“Territor i pastër”/ Asgjësohen 1200 bimë kanabisi në Krujë, në krye të operacionit shefi i komisariatit dhe drejtuesit e rinj


Policia njofton se ka asgjesuar rreth 1200 bimë kanabisi në Malësinë e Krujës.

Në operacion janë të përfshirë 10 grupe kontrolli me 80 forca policore dhe 7 dronë, teksa u drejtua nga shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Kreshnik Alimadhi dhe stafi i ri drejtues.

KRUJË

Asgjësohen rreth 1200 bimë kanabisi në Malësinë e Krujës. Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Tiranë dhe grupet e FNSh Tiranë, po vijojnë megaoperacionin policor të koduar “Territor i pastër”.

Në operacion janë të përfshirë 10 grupe kontrolli me 80 forca policore dhe 7 dronë, teksa u drejtua nga shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Kreshnik Alimadhi dhe stafi i ri drejtues.

Gjatë fazave të mëparshme të operacionit janë asgjësuar 16 013 bimë narkotike dhe qindra fara kanabisi.

Gjatë një prononcimi, shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Kreshnik Alimadhi ka bërë me dije se aktualisht është duke u zhvilluar faza e 29-të e operacionit dhe gjatë kësaj faze janë asgjësuar rreth 1200 bimë të dyshuara kanabis, si dhe është vënë në pranga 1 shtetas.

Operacioni është në zhvillim e sipër dhe shefi i Komisariatit të Policisë Krujë është shprehur se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar gjatë të gjitha fazave të këtij megaoperacioni.

Ndër të tjera, shefi i Komisariatit të Policisë Krujë ka siguruar të gjithë qytetarët e rrethit të Krujës, se tashmë Policia e Krujës, me ristrukturimin e ri, ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe burimet njerëzore për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmëritë, dhe në këtë kontekst ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, duke denoncuar në numrin 112, çdo paligjshmëri.