Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Njësoj si me inceneratorët, do përgjigjen dhe ata që kanë ngjyer gishtin me fondet për bujqësinë


 

Deputetja Monika Kryemadhi deklaroi sot se edhe ata që kanë ngjyer gishtin me fondet për bujqësinë do të përgjigjen njësoj se të pandehurit e çështjes së incerenatorëve.

Nëpërmjet një statusi, Kryemadhi thotë se vendimi i BE për fondet e bujqësisë ishte i ditur dhe i denoncuar prej saj qysh në Maj 2022.

 “Drejtësia vonon, por nuk harron. Kur ka opozitë të pa blerë dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, ka gjithmonë shpresë për shqiptarët. Vendimi i BE për fondet e bujqësisë ishte i ditur, i denoncuar prej meje qysh në Maj 2022. Kush ka ngjyer gishtin me incenerarorët do të marri edhe reston. Bye.. “ shprehet Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR-së.

“I tillë është edhe kjo serrë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane”, tha ajo.