Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Britania dhe Amerika do tërhiqen përballë Berishës


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Britania dhe Amerika do të tërhiqen përballë Berishës.

Balliu tha se ky nuk është rasti i parë që do të ndodhë, duke përmendur rastin e para 3 muajve ku ish-kryeministri i Indisë që ka qenë non grata mbajti fjalën në Kongresin Amerikan.

“Është revokuar non grata dhe nuk është rasti i parë, ka disa raste që është revokuar non grata dhe kjo do të revokohet,” – u shpreh Balliu duke iu referuar non gratës së Berishës nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.