Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Dibër, plagoset shoferi dhe pasagjerja


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër te qytetit Peshkopisë përballe bashkisë Dibër. Një mjet tip ‘Mercedes Benz’ në pronësi të Ronaldo Rexhës ka humbur kontrollin dhe ka goditur 2 mjete të parkuara në krah të rrugës.

Shkak është bërë shpejtësia shumë e lart e mjetit tip ‘Benz’. Nga ky aksident kanë mbetur te plagosur drejtuesi i mjetit Benz dhe një pasagjere.

Ndërsa automjetet e parkuara kanë dëmtime të shumta. Ndërkohe te plagosurit po marrin ndihmën e shpejte pranë spitalit Rajonal Dibër.