Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me liderët diskutuam për nxitjen e një qasje ndryshe të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, kërkohet më shume mbështetje financiare


Kryeministri Rama menjëherë pas takimit informal me disa nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për Procesin e Berlinit dha shpjegime pse u thirr takimi.

Rama tha se përpos procesit të negociatave u kërkua një tjetër qasje për mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Njoftoj për t’iu informuar se Shqipëria do të mirëpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE në tetor dhe për këtë ne u angazhuam me kancelarinë në Gjermani por edhe me aktorë të tjerë në mënyrë që ky samit të shërbejë për të hedhur një hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që PB ka në bazën e vet.

Lehtësimet e vazhdueshme në ndërveprimin mes vendeve të BP por edhe për të hedhur një hap të rëndësishme me raportet tona me BE. E për këtë të dytën ne ishim sot në Tiranë edhe me Varhelyin. Dhe, për këtë diskutuam. Prej sa kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë dhe kontekstin e përgjithshëm dhe të gjitha sfidat që janë sot të përbashkëta. Ne jemi përpjekur që, të krijojmë një tjetër qasje. Që do të thotë, paralelisht me procesin e negociatave, të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.”- deklaroi Rama.