
Përfaqësuesja amerikane Marjorie Taylor Greene ka propozuar heqjen e 600 milionë dollarëve në mbështetje të Ukrainës nga projektligji i shpenzimeve të Pentagonit, duke argumentuar se “taksat nga dollarët e fituara me mund nga amerikanët” nuk duhet të shkojnë për ndihmë të huaj.
Republikania e Xhorxhias propozoi anulimin e ndarjes së këtyre fondeve në vitet fiskale 2026 dhe 2027 për të zhvendosur prioritetet drejt SHBA-së, shkruan RT.
Me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-të kanë ulur ndjeshëm ndihmën ushtarake për Kievin, duke pezulluar më shumë se 1 miliard dollarë në fondet e planifikuara.
Në një postim video në X të martën, Greene tha se amendamenti i saj do të hiqte 600 milionë dollarë nga projektligji i mbrojtjes, para që ajo vuri në dukje se “shkojnë në Ukrainë”. Ajo argumentoi se SHBA-të kishin dërguar tashmë “mbi 175 miliardë dollarë në këtë luftë”. Ajo e përshkroi masën si pjesë të axhendës Amerika e Para, duke thënë se fondet amerikane nuk duhet të përdoren për “luftëra të huaja” ndërsa vendi përballet me një borxh prej 37 trilionë dollarësh.
Kongresmenja deklaroi se SHBA-të zakonisht ndajnë 300 milionë dollarë çdo vit, por se “Kryetari Johnson dhe republikanët ndihen kaq bujarë saqë duan t’u japin atyre 600 milionë këtë herë. Amendamenti im do e heqë atë.” tha Greene, duke shtuar se ajo “nuk ka votuar kurrë për të financuar këtë luftë”.