Vendosni fjalën kyçe....

Qëlluan me armë zjarri pas konfliktit me dy vëllezër në Elbasan, shpallen në kërkim autorët


Policia e Elbasanit, pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë identifikuar shtetasit e përfshirë në konflikt.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër).

Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. Dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. Dhe E. Ç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.