Vendosni fjalën kyçe....

Biden u fal studentëve borxhin 39 miliardë dollarësh


Administrata e presidentit Biden do anulojë borxhin e studentëve me vlerë 39 miliardë dollarë për më shumë se 804,000 huamarrës, tha të premten Departamenti i Arsimit, duke e përshkruar lehtësimin si rezultat i një ‘rregullimi’ të planeve të shlyerjes së të ardhurave IDR.

Huamarrësit do kenë të drejtë për falje nëse kanë bërë 20 ose 25 vjet pagesa mujore IDR, tha departamenti. Programi IDR kufizon kërkesat e pagesave për huamarrësit me të ardhura më të ulëta dhe fal balancën e tyre të mbetur pas një numri të caktuar vitesh.

“Këta huamarrës do bashkohen me miliona njerëz të cilëve administrata ime u ka ofruar lehtësim gjatë dy viteve të fundit, duke çuar në mbi 116 miliardë dollarë lehtësim kredie për mbi 3 milionë huamarrës nën administrimin tim”, tha Biden në një deklaratë.

Biden ka thënë se do ndjekë masa të reja për të ofruar lehtësim të kredisë studentore për amerikanët pasi Gjykata e Lartë bllokoi planin e tij për të anuluar qindra miliarda dollarë borxhe.