Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ahmetaj u njoftua katër ora para se të dilte lajmi për arrestimin e tij


Kreu i PD-së së Rithemelimit nga foltorja e Kuvendit kërkoi që shumica qeverisëse të mbajë përgjegjësi për akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Berisha u shpreh se ai u njoftua katër orë para se të dilte lajmi për arrestimin e tij dhe njëri prej socialistëve e përcolli në Kakavijë për të kaluar kufirin.

“Mblidhemi në këtë seancë pasi ka ndodhur akti më i turpshëm, më i pashembullt, më i jashtëzakonshëm në historinë e një vendi. A jeni ju të vetëdijshëm që ç’do të thotë kjo për një zyrtar, deputet dhe ministër. Unë nuk dua të them se jeni Ahmetër sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv por mos harroni se faji kolektiv ekziston në doktrinë.

Në vend që të ndalemi të diskutojmë për këtë ngjarje që tejkalon çdo përmasë, një njeri që ia servirët shqiptarëve si njeri suksesi. Katër orë para se të vinte lajm i arrestimit ai iku në Kakavijë. E përcolle ti Damian? Se dikush e përcolli atë. Në vend që të dilni këtu kokëulur dhe t’i kërkoni të falur shqiptarëve, a keni ju moral dhe cipë shtetari”, deklaroi Berisha.