Vendosni fjalën kyçe....

PD i përgjigjet Gjiknurit: Ti duhej të ishe në burg, jo të japësh dorëheqjen


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas propozimit të Damian Gjiknurit, i cili tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga drejtim i Komisionit të Reformës Zgjedhore, vetëm që PD-ja ta njihte këtë komision dhe të niste puna për të çuar përpara këtë reformë.

“Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe vjedhur votat, nuk duhet të jenë mes zgjedhjes për të dhënë dorëheqjen ose jo nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojnë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore. Kjo nuk është kërkesë e opozitës, është standard europian. Është një nga kushtet e BE-së për hapjen e negociatave.

Të gjithë ata, përfshirë Gjiknurin që janë pjesë e dosjeve 184 apo 339, nuk duhet të jenë por duhet të jenë në Komisionin për Reformën Zgjedhore por do duhet të jenë burg dhe do të duhet të përgjigjen penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer.”, tha Bardhi.

Gjiknuri deklaroi sot se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, me kusht që PD të njohë komisionin dhe të marrë pjesë.

Sjellim ndërmend se Damian Gjiknuri është një nga ish-ministrat e Edi Ramës, emri i të cilit përfshihet në “dosjen 184” për vjedhjen e votave në Dibër, një nga shqetësimet më të mëdha që ka ngritur opozita dhe një nga arsyet se pse sot ndodhet jashtë Parlamentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *